Aston Villa dhe FC Barcelona kanë rënë dakord për kushtet që Philippe Coutinho (1992) të kalojë pjesën e mbetur të këtij sezoni si huazim në Villa Park.

Marrëveshja, e cila i nënshtrohet lojtarit që të përfundojë testet mjekësore dhe të marrë një leje pune, përfshin gjithashtu një opsion për të blerë përfundimisht Philippen, i cili do të udhëtojë në Birmingham në 48 orët e ardhshme.

Braziliani u bind nga trajneri aktual i Aston Villës, Steven Gerrard të cilin e ka patur shok ekipi në kohën kur luanin te Liverpooli.

Sipas mediave angleze huazimi do të jetë falas dhe Aston Villa do të paguajë 65% të pagës prej 15.6 milionë euro brutto (8.6 milionë euro netto) që merrte Coutihno te Barcelona, ndërsa 45% tjetër do e paguajnë katalonasit.

Gjithashtu e drejta e blerjes në korrik do të jetë rreth 34 milionë stërlina (40 milionë euro)