Aston Villa ka njoftuar se ka huazuar mesfushorin Ross Barkley (1993) nga Chelsea për edicionin 2020-2021.

Frank Lampard njoftoi Barkleyn se nuk është në planet e tij për këtë sezon, prandaj i ofroi mundësinë që të ketë minuta më shumë në Villa Park.

Aston Villa e prezantoi zyrtarisht anglezin Barkley, që pritet të jetë lojtari kryesor i tyre në këtë edicion.