Sulmuesi anësori xhamajkan Leon Bailey (1997) është larguar nga Bayer Leverkusen dhe i është bashkuar zyrtarisht Aston Villës për 32 milionë euro.
Ai ka firmosur një marrëveshje 4-vjeçare deri në 30 qershor 2025 me klubin e Premier Leagues.
Bailey, i cili ka 10 paraqitje për Xhamajkën, ka shënuar 39 gola dhe kishte 22 asiste në tre sezone e gjysmë për Leverkusen në Bundesliga, si dhe duke luajtur në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.
Trajneri Dean Smith tha: “Leon është një sulmues i ri jashtëzakonisht emocionues me ritëm të madh dhe kreativitet. Ai ka arritur një karrierë të suksesshme në Leverkusen dhe ne tani mezi presim ta shikojmë atë duke treguar aftësitë dhe talentet e tij për Aston Villa në Premier League. ”