Aston Villa ka finalizuar përpjekjet e tyre të hershme të rekrutimit me nënshkrimin e mbrojtësit të Sevillas, brazilianin Diego Carlos (1993).

Qendërmbrojtësi 186 cm i gjatë  ka mbërritur në Villa Park për një tarifë prej 29 milionë stërlinash (35 milionë euro).

Ai ka firmosur një marrëveshje katërvjeçare me pagë 5.2 milionë stërlina (6 milionë euro) në sezon.

Bosi i Villa, Steven Gerrard ka lëvizur shpejt për të forcuar skuadrën e tij përpara sezonit të ardhshëm.

Carlos tha për faqen zyrtare të Villa:

“Jam vërtet i lumtur sepse Premier League është një nga garat më të mira. Unë gjithmonë dua të bëj më të mirën për klubin dhe fanellën që kam veshur. Dhe tani unë kam një mundësi shumë të qartë, shpresoj t’i jap 100 për qind më të mirën time dhe të jem në gjendje të luaj sa më mirë”.