Aston Villa ka konfirmuar se Steven Gerrard nuk do të jetë më trajner i tyre. Një nisje e keqe e kampionatit këtë edicion, ka bërë që klubi të marr këtë vendim, pasi edhe sot humbë ndaj Fulham me rezultat 3-0.

Vetëm dy fitore dhe tre barazime nga 11 ndeshje me nëntë pikë të tubuara ishin rezultatet e legjendës së Liverpoolit.

Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe t’i urojmë atij mirë në të ardhmen”, – thuhet në njoftim.

Aston Villa mban aktualisht vendin e 17-të në Ligën Premier.

Aston Villa konfirmoi gjithashtu se Gary McAllister, Neil Critchley, Tom Culshaw, Jordan Milsom dhe Scott Mason janë larguar të gjithë nga klubi pas largimit të trajnerit Steven Gerrard.