Atalanta ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Sam Lammers (1997), i cili kalon nga PSV Eindhoven për 9 milion euro plus 2 milionë euro bonuse.

Sulmuesi holandez erdhi përmes akademisë së PSV, por refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje të re me ekipin nga Eredivisie.

Lammers sezonin e kaluar luajti në huazim te Heerenveen ku kontribuoi me 16 gola në 31 ndeshje.