Mesfushori Arthur Vermeeren (7 shkurt 2005, Lier, Belgjikë) është një lojtar i ri i Atlético de Madrid pas marrëveshjes së arritur me Antwerp për transferimin e mesfushorit te klubi spanjoll për 18 milionë euro.

Ai ka firmosur për pjesën e mbetur të sezonit dhe gjashtë sezone të tjera deri në 30 qershor 2030.

Në vetëm 18 vjeç, mesfushori tashmë e di se si është të luash në Champions League me Antwerp, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe duke fituar çmimin MVP në duelin në Belgjikë kundër FC Barcelona. I stërvitur në radhët e të rinjve të Antwerp që nga viti 2018, Arthur përparoi derisa debutoi në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë më 22 tetor 2022. Në më pak se një vit e gjysmë me ekipin e parë, futbollisti i ri dhe i talentuar, i cili ka mbërrit të mbajë shiritin e kapitenit në vetëm 18 vjeç, ai ka luajtur 66 ndeshje zyrtare për Antwerp, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në tetë raste. Në palmaresin e tij ai ka një Ligë, një Kupë dhe një Superkupë Belgjike.

Rritja dhe performanca e tij spektakolare në klubin e tij bëri që ai të thirrej nga skuadra e seniorëve belg, me të cilët ai tashmë ka debutuar dhe ka luajtur dy ndeshje në tetor dhe nëntor 2023. Në këtë mënyrë Atletico shtoi një nga mesfushorët më të talentuar dhe me një projeksion më të madh në nivel evropian dhe botëror dhe kush e di tashmë se çfarë është të luash ndeshje shumë kërkuese.

Reprezentuesi belg kaloi ekzaminimin përkatës mjekësor në Spitalin Universitar Vithas Madrid Arturo Soria dhe më pas nënshkroi kontratën e tij në zyrat e klubit në Cívitas Metropolitano, ku këtë të enjte ai dëshmoi drejtpërdrejt kualifikimin emocionues të ekipit për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Të hënën e ardhshme, më 29 janar, në orën 13:30, ai do të prezantohet si lojtar i ri i Atlético de Madrid në një event prezantimi që do të zhvillohet në Auditoriumin Cívitas Metropolitano dhe do të mbajë fanellën me numrin 18.