Atletico de Madrid ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Yannick Ferreira Carrasco (1993) nga skuadra kineze, Dalian Yifang.

Atletico ka arritur marrëveshje për huazimin e belgut dhe këtë e ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare.

Ne kemi arritur një marrëveshje me Klubin e Futbollit Dalian për belgun që të bashkohet me Atletico Madridin si huazim. 26-vjeçari kthehet në klubin tonë, ku ai luajti 124 ndeshje dhe shënoi 23 gola gjatë tre sezoneve”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.