Pierre-Emerick Aubameyang (1989) ka nënshkruar kontratë të re për 3 vite me Arsenalin. Sulmuesi e ka dhënë lajmin vet përmes faqes zyrtare të Arsenalit.

Ai erdhi te Arsenali nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018 dhe që prej asaj ka bërë 111 paraqitje dhe ka shënuar 72 gola. Në sezonin e tij të parë të plotë me Arsenalin, Auba fitoi “Këpucën e Artë” të Ligës Premier me 22 gola.

Sezonin e kaluar ai shënoi 29 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa dy më të rëndësishmet ishin në finale të FA Kupës ndaj Chelseat.

“Nënshkrimi për këtë klub të veçantë nuk ishte kurrë në dyshim. Falë tifozëve tanë, shokëve të mi të skuadrës, familjes time dhe të gjithëve në këtë klub ndihem sikur i përkas këtij vendi. Unë besoj te Arsenali. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. Ne kemi diçka plot emocione këtu dhe besoj se më e mira do të vijë për Arsenalin”, ka thënë Auba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu