Pak para ndeshjes së parë të sezonit të ri jashtë Blau-Weiß Lohne në raundin e parë të DFB-Pokal, FC Augsburg ka siguruar shërbimet e një mesfushori të ri qendror.

Elvis Rexhbecaj (1997) i është bashkuar FC Augsburgut me efekt të menjëhershëm nga skuadra tjetër e Bundesligës, VfL Wolfsburg për 1.7 milionë euro.

Mesfushori qëndror i lindur në Prizren, Kosovë por që ka pasaportën e Gjermanisë është paraqitur tashmë 103 herë në Bundesligë (për VfL Wolfsburg, FC Köln dhe VfL Bochum), dhe ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar8 asiste deri më sot. Ai ka firmosur një kontratë katërvjeçare deri në 30 qershor 2026 me Fuggerstädter.

“Pas dy huazimeve në Këln dhe Bochum, të cilat vërtet ndihmuan zhvillimin tim, tani jam i lumtur që jam këtu në Augsburg për një periudhë afatgjatë. Bisedat e mia me drejtuesit e klubit ishin vërtet pozitive dhe mezi pres të punoj me ekipin dhe trajnerin e ri, ideja e të cilit për të luajtur futboll përputhet me stilin tim të lojës”, – tha Elvis Rexhbecaj, i cili do të mbajë numrin 13 për FC Augsburg.

 “Ne e kemi parë Elvisin për një kohë të gjatë, kështu që jemi të kënaqur që përfundimisht kemi përfunduar transferimin. Jam i sigurt se Elvisi do të përmirësojë ekipin tonë dhe do të emocionojë tifozët tanë me stilin e tij dinamik, agresiv dhe pasionant të lojës,” – komentoi Stefan Reuter, drejtori sportiv i FC Augsburg