Fenerbahçe ka bërë të ditur se sulmuesi Mërgim Berisha (1998) është transferuar te Augsburg në Bundesliga.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, por i lindur më 11 maj 1998Berchtesgaden, Gjermani, ka kaluar te klubi në Bundesliga në formë huazimi, për 300 mijë euro me të drejtë blerjeje për 4 milionë euro.

Qendërsulmuesit 188 cm i gjatë do të veshë fanellën me numrin 11.

Jam shumë i lumtur që jam transferuar te Augsburgi. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj në Bundesligë. Kushtet janë ideale në Augsburg dhe kam shumë miq që nga koha kur kam luajtur te U21.

Kështu që mendoj se nuk më duhet shumë kohë për t’u ambientuar”, – ka thënë Berisha pas transferimit.

“Me Mergim Berishën kemi gjetur përforcimin e dëshiruar për sulmi , sepse me përmasat dhe fuqinë e tij do të gjallërojë lojën tonë në vijim.  Në stacionet e tij të mëparshme, ai ka dëshmuar se është shumë i orientuar drejt golit në veprimet e tij dhe rrezaton shumë rrezik për gol.

Tifozët e FCA-së mund të presin me padurim një sulmues dinamik dhe të zhvilluar, i cili, si lojtar sulmi, mund të krijojë skenën edhe për forcat tona të tjera sulmuese.” , – shpjegon Stefan Reuter, drejtori sportiv i FCA.