Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar sulmuesin Ferran Torres (2000) nga Manchester City.

Anësori spanjoll ka nënshkruar kontratë me skuadrën katalunase deri më 30 qershor të vitit 2027

Barcelona ka paguar 45 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse për transferimin e lojtarit.

FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Ferran Torres. Lojtari ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027. Të hënën, më 3 janar, nga ora 11:00 CET, prezantimi i lojtarit si anëtar i ri i skuadrës së parë të FC Barcelona do të bëhet në një ngjarje që i paraprin seancës stërvitore me dyer të hapura në orën 12:00 CET në Camp Nou. Pas seancës stërvitore, Ferran Torres do të dalë para mediave në një konferencë shtypi në distancë në dhomën e shtypit të Ricard Maxenchs”, thuhet në komunikatë.