Barcelona ka njoftuar marrëveshjen me Leeds United për transferimin e brazilianit Raphinha (1996), që kap vlerën e 58 milionë eurove, plus bonuse deri në 7 milionë euro të tjera.

Anësori sulmues, që luan me këmbën e majtë ka mbërriti sot në lokacionet e klubit të Barcelonës. Nënshkrimi i kontratës së tij do të jetë deri në 30 qershor 2027 me pagë netto 6 milionë euro në sezon.

Raphael Dias Belloli i njohur si Raphinha i përfaqësuar nga ish ylli i njohur i futbollisti Deco, e kishte ëndrrën që të veshte fanellën e Barcelonës.

Ai sot është parë mjaftë i lumtur në ambientet e klubit blaugrana, ku nuk mungoi edhe një mesazh për fansat.

Unë jam Raphinha dhe jam në Barcelonë”, – ishin fjalët e tij.

Pastaj klubi postoi një foto ku shihej braziliani duke pozuar me gisht drejt logos së klubit.