Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Sergino Dest (2000) nga Ajaxi. Futbollisti ka lindur në Hollandë por luan për përfaqësuesen e SHBA-së.

Është vetë klubi katalunas që ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare.

FC Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Sergino Dest. Kostoja e operacionit është 21 milionë euro plus 5 milionë euro tjera në bonuse. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024/25, me një klauzolë blerje të vendosur në 400 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.