Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të talentuar portugez, Francisco Trincao (1999) nga Braga.

Lajmi është dhënë nga klubi katalunas që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare transferimin e 20-vjeçarit.

FC Barcelona dhe SC Braga kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Francisco Trincao, i cili do të bashkohet me klubin më 1 korrik 2020. Pagesa e transferimit është 31 milion euro dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024/25 me një klauzolë blerëse prej 500 milion eurosh”, thuhet në njoftimin e klubit.