Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar spanjoll Pedro González López (2002), i njohur si Pedri.

Ai iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Las Palmas, teksa katalunasit për transferimin e tij paguan 5,5 milionë euro.

17-vjeçari llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj në Spanjë, teksa Barcelona për të e fitoi garën me Bayern Munich, Atletico Madrid, Valencia e Manchester Cityn.

Pedri luan si sulmues anësor, ndërsa sezonin e fundit me Las Palmas shënoi 4 gola dhe dhuroi 7 asiste.

Lojtari tashmë është prezantuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu, teksa ka thënë se të luajë për Barcelonën ka qenë ëndrra e tij.

Kjo ka qenë një ëndërr e imja që kur kam qenë shumë i vogël. Barça është pjesë e familjes time. Dua të qëndrojë këtu dhe të kënaqem e të mësojë nga lojtarët më të mirë”, deklaroi Pedri në prezantim.