FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Nicolò Barella.

Mesfushori i lindur në vitin 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026.

Jam i lumtur që kam rinovuar kontratën dhe do të luftoj sërish me këto ngjyra: Forca Inter”, – ishin fjalët e para të mesfushorit pas njoftimit.

Barella do të fitojë rreth 5 milionë euro neto në sezon dhe mendohet se do të jetë kapiteni i ardhshëm pas Handanovicit.