Bayer Leverkusen ka emëruar ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonson (1981) si trajnerin e tyre të ri, pasi shkarkoi Gerardo Seoane të mërkurën.

Klubi gjerman ka duruar një fillim të mjerë të sezonit të ri, duke regjistruar vetëm pesë pikë në tetë ndeshje deri më tani në Bundesliga.

Dhe tani, Bayer ka vepruar duke shkarkuar trajnerin Seoane dhe duke e zëvendësuar atë me Alonson pas humbjes zhgënjyese 2-0 nga Porto në Ligën e Kampionëve të martën.

Një deklaratë, klubi gjerman konfirmoi lajmin të mërkurën pasdite, duke shkaruar Seoanen dhe emëruar Alonson.

Bayer 04 Leverkusen janë ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Trajneri zviceran pasohet nga Xabi Alonso i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2024. Mirësevjen në Leverkusen, Xabi Alonso.” , – thuhej në njoftim.

Pa u mbushur 24 orë nga emërimi i tij, Leverkuseni ka prezantuar sot (e enjte) legjendën spanjolle.

Xabi u largua nga posti i trajnerit të Real Sociedad B në fund të sezonit të kaluar.

“Unë e njoh Leverkusenin si një klub të jashtëzakonshëm që nga koha ime në Gjermani. Bayer 04 gjithmonë ka pasur lojtarë të mrekullueshëm dhe unë shoh shumë cilësi në skuadrën aktuale. Në diskutimet e mia me klubin u bë shpejt e qartë se objektivat ambicioze janë ende qëllimi, pavarësisht situatës së vështirë aktuale. Kjo punë më tërheq vërtet dhe jam i sigurt se mund t’i përmbushim pritjet.” , – tha Alonso.