Qendërmbrojtësi holandez Matthijs de Ligt (1999) ka nënshkruar kontratë zyrtare me Bayern Munichun, ku është transferuar nga Juventusi për një shumë prej 67 milionë eurosh plus 8 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Futbollisti shtatlartë 189 cm i gjatë ka kaluar në Bundesliga nga Juventusi dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare deri në 30 qershor 2027.

“Që nga fillimi ndjeva një vlerësim të sinqertë nga drejtuesit sportiv, trajneri dhe bordi, që më bindën. Për më shumë, Bayerni është një klub i menaxhuar shkëlqyeshëm me objektiva të mëdha. Jam shumë i kënaqur të jem pjesë e historisë së Bayernit”, – ka deklaruar holandezi.