Bayern Munchen ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Harry Kane (1993) nga Tottenham Hotspur.

Klubi bavarez ka bërë goditjen më të shtrenjtë në historinë e tyre duke transferuar kapitenin anglez, Kane për tarifë fikse 100 milionë euro plus bonuse deri në 20 milionë euro të tjera.

Është vet Bayern Munichu që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare transferimin e Kane nga Spurs.

“FC Bayern ka nënshkruar me Harry Kane nga Tottenham Hotspur. Sulmuesi 30-vjeçar i Anglisë ka rënë dakord me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 9 për klubin e Mynihut”, – thuhet në njoftimin e klubit bavarez.

Ka qenë një mirëseardhje e jashtëzakonshme për mua dhe familjen time në Mynih në 24 orët e fundit! Gëzim që kam nënshkruar për një klub kaq masiv me një histori të jashtëzakonshme, mezi pres të filloj!” , – ishin fjalët e para të Harry Kane.