Bayern Munich ka konfirmuar se e ka transferuar sulmuesin e Hoffenheimit, Armindo Sieb (2003).

17-vjeçari luan në grupmoshat U17 të Gjermanisë, derisa ishte i inkuadruar edhe në skuadrën e parë të rivalit nga Bundesliga.

Sieb ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Bayernin, duke u shprehur shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierën e tij.

“Me Armindon, ne jemi në gjendje që të sigurojmë një gjerman të mrekullueshëm për sulmin tonë”, ka thënë drejtori Jochen Sauer.

Sieb është bërë transferimi i dytë i gjigantëve gjerman, pasi në fillim të muajit prill ata transferuan Lenn Jastremski nga Vfl Wolfsburgu.