Mesfushori qendror Besar Halimi (1994) është bërë me skuadër të re, duke nënshkruar me klubin nga kategoria e dytë greke, Apollon Smyrnis.

Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit të lindur në Gjermani por që luan për përfaqësuesen e Kosovës, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.
Halimi është pa klub që nga muaji mars, kur e prishi kontratën me FC Riga.

Futbollisti jatë ditëve të fundit ka qëndruar në prova tek skuadra elitare në Danimarkë, OB Odense, por duket se nuk ka arritur marrëveshje me këtë klub.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Mainz, FSV Frankfurt, Brondby, Sandhausen e Stuttgart Kickers.