Borussia Dortmund ka njoftuar blerjen e mesfushorit Jude Bellingham (2003) nga Birmingham City. Me këtë rast klubi gjerman nuk ka dhënë shifra zyrtare të transferimit, por Sky Sport raporton se BVB ka paguar për këtë transferim 25 milionë stërlina (27.4 milionë euro).

Në rast se këto shifra janë të vërteta, atëherë transferimi i mesfushorit 17 vjeçar është rekord për një lojtar të moshës së tij. Për anglezin kishin shfaqur interesim edhe Chelsea, Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester United.

Në sezonin 2019/20 Bellingham në Championship ka shënuar 4 gola në 40 ndeshje.