Sulmuesi holandez i PSV Eindhoven, Donyell Malen (1999) i është bashkuar Borussia Dortmundit me një kontratë deri në 30 Qershor 2026 sic njoftoi të martën klubi gjerman.

Borussia  Dortmund ka paguar 30 milion euro për 22-vjeçarin i cili bëri dy asiste në 4 ndeshje për vendin e tij gjatë Euro 2020.

Borussia Dortmund është një klub i mirë evropian që gjithmonë lufton në krye të Bundesligës dhe ka pritje të mëdha në Ligën e Kampionëve. Mezi pres të jem në fushë me shokët e mi të rinj për të qenë në gjendje të garoj me më të mirët. Dhe sigurisht, unë po pres me padurim tifozët dhe stadiumin për të cilin të gjithë në Evropë rrëmbejnë“, deklaroi Malen në faqen e internetit të Dortmund.