Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se e kanë transferuar Marcel Sabitzer (1994) nga Bayern Munichu për 19 milionë euro.

Lojtari 29-vjeçar ka nënshkruar me Milionerët deri në 30 qershor 2027.

Klubi i Bundesligës, Borussia Dortmund ka përforcuar mesfushën qendrore me lojtarin Marcel Sabitzer nga FC Bayern Munich.

29-vjeçari, zv/kapiteni i kombëtares austriake, ka përfunduar sot kontrollin mjekësor në Dortmund dhe më pas ka nënshkruar kontratën që është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Sabitzer do të udhëtojë me skuadrën e BVB-së, e cila u nis për në një ndeshje testuese në SHBA të hënën, të martën, ashtu si edhe drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl”, – thuhet në njoftimin e BVB.