Wolverhampton ka arritur një marrëveshje me për transferimin, me opsion blerjeje, të Matheus Cunha (1999) nga Atletico Madrid.

Sulmuesi brazilian, i ardhur në Spanjë në vitin 2021 nga Hertha Berlin për 26 milionë euro, ka luajtur gjithsej 54 ndeshje zyrtare si rojiblanco, duke shpërndarë gjithsej 6 asistime dhe duke shënuar 7 gola me fanellën madrilene.

Transferimi, thuhet në komunikatën për shtyp, automatikisht do të bëhet i detyrueshëm për 44 milionë stërlina (50 milionë euro) me kontratë deri në 30 qershor 2027 me plotësimin e disa klauzolave.

Ndjej se ai është një sulmues shumë i kompletuar. Ai ka një gjendje të mirë dhe aftësi të mira, jo vetëm teknikisht, por fizikisht, sepse kjo është Anglia dhe në Premier League duhet të jesh shumë luftarak nëse do të mbijetosh.”, – tha trajneri Lopetegui për faqen zyrtare të klubit.

Situata në të cilën kam ardhur nuk është më e mira. Ne duhet të marrim pak më shumë pikë. Por unë besoj te klubi, besoj shumë te trajneri, mentaliteti që ka dhe ai ka shumë gjëra për të bërë këtu në Wolverhampton me lojtarët, por cilësia e lojtarëve është e pabesueshme.” , – i tha Cunho faqes zyrtare të Wolves.