Brighton ka përfunduar nënshkrimin e shumëpritur të të riut paraguaian Julio Enciso (2004) nga skuadra e Amerikës së Jugut, Libertad Asuncion.
Sulmuesi 18 vjeçar ka përfunduar një trasferim me vlerë 9.5 milionë stërlina (11 milionë euro) në Premier League pasi Pulëbardhët u përpoqën ta transferonin atë që në janar, por panë që marrëveshja të prishej në fund.
Ata nuk kanë humbur kohë për ta marrë atë këtë verë dhe, pavarësisht moshës së tij, trajneri Graham Potter thotë se ai do të shtohet në radhët e sulmit në sezonin e ardhshëm në vend që të largohet si huazim.
Futbollisti ka nënshkruar një kontratë katëvjeçare deri në 30 qershor 2026 me klubin anglez.
Trajneri Graham Potter tha:
“Julio është një talent i ri emocionues dhe ai ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në Paraguaj, si dhe duke qenë i rregullt në skuadrën kombëtare të Paraguajit. Ai është një djalë i ri që po largohet nga vendi i tij për herë të parë, kështu që ne do ta ndihmojmë që të përshtatet me mjedisin e ri dhe të vendoset këtu në Brighton and Hove. Ne me të vërtetë presim që ta ndihmojmë atë të zhvillohet dhe të punojmë me të, dhe ai do të plotësojë opsionet tona ekzistuese të sulmit këtë sezon që vjen.”
Enciso bëri debutimin e tij në Paraguaj në vetëm 17 vjeç kur u fut si zëvendësues në një fitore 3-1 ndaj Bolivisë në qershor të vitit të kaluar dhe tani ka 5 ndeshje në emër të tij.