Burnley ka nënshkruar me futbollistin e Bregut të Fildishtë Maxwel Cornet (1996) nga Lyon.

24-vjeçari mund të luajë si mbrojtësin e majtë ose si mesfushor i majtë ka firmosur një marrëveshje pesëvjeçare deri në 30 qershor 2026

Skuadra e Sean Dyche ka paguar një tarifë prej rreth 15 milion eurosh (12.9 milion stërlina) klubit të Ligue 1 për transferimin e Cornet i cili do të veshë fanellën me numrin 20.

Cornet tha për faqen e internetit të Clarets: “Jam i emocionuar që do t’i bashkohem Burnley në Premier League dhe do të luaj me dhe kundër shumë prej lojtarëve më të mëdhenj në botë.”

Trajneri i Burnley, Sean Dyche deklaroi:”Kam zhvilluar respektin më të madh për Burnley dhe atë që klubi ka bërë. Unë mirëpres sfidën e punës së palodhur dhe jam plotësisht i angazhuar për të bërë atë që mundem për të kontribuar. Pres me padurim atë që mund të arrijmë.”

Cornet shënoi 51 gola në 262 ndeshje të qëndrimit të tij shtatëvjeçar te Lyon.

Gjithashtu ai ka shënuar 5 gola në 22 ndeshje me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.