Ish-sulmuesi i Manchester United, West Ham United, Juventus e Manchester City, Carlos Tevez, është duke hedhur hapat e parë në trajnim pasi trashëgoi drejtimin e skuadrës argjentinase, Rosario Central.

38-vjeçari i dha fund karrierës aktive si futbollist gjatë këtij muaji, pas vdekjes së babait të tij, ndërsa tani po nis ndërtimin e një aventure të re.

Ka pasur dyshime nëse Tevez e ka kualifikimin e nevojshëm për të drejtuar ekipin e Rosarios, mirëpo marrëveshja është arritur dhe ai do të jetë trajner i Rosario Central deri në 30 qershor 2023.

Edhe pse nuk ka përvojë si trajner, karriera e gjatë dhe e suksesshme e argjentinasit është një shenjë paralajmëruese se mund të rezultojë i suksesshëm edhe në këtë profesion.