Manchester United ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin Edinson Cavani (1987) si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain i skadoi.

Djajtë e Kuq kanë firmosur më uruguajanin një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me pagë 10 milionë stërlina (11 milionë euro) në sezon, gjersa agjenti i tij ka fituar 8 milionë euro për të mundësuar kalimin në Old Trafford.

Cavani do të mbajë numrin 7 në fanellë, e që Ole Gunnar Solskjaer shpreson që sulmuesi të sjell rezultate në ekip.

Manchester United është njëri ndër klubet më të mëdha në botë, andaj është një nder për mua të jem këtu. Kam punuar shumë gjatë kohës kur isha në pushim dhe ndihem shumë mirë që të përfaqësoj klubin. Kam luajtur para shumë tifozëve të zjarrtë në futboll gjatë karrierës time dhe e di se e njëjta gjë është edhe në Manchester. Mezi pres që të fillojë eksperiencën time në Old Trafford, kur të jetë e sigurt që tifozët të rikthehen. Shikoj përpara që të jem në librin e historisë së klubit dhe të jem i fokusuar në çdo ndeshje. Kam pasur një bisedë me trajnerin dhe dëshira ime ishte që të vesh këtë fanellë të bukur”, kanë qenë fjalët e para të Cavanit si lojtar i Manchester United.