Celtic ka arritur një marrëveshje prej 5 milion eurosh me klubin e J-League, Vissel Kobe për sulmuesin Kuogo Furihashi (1995).

Sulmuesi japonez që kuan edhe si anësor ka firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin skocez.

Furuhashi ka shijuar një rritje relativisht të shpejtë në Japoni.  Karriera e tij profesionale filloi në 2017 me FC Gifu.  Atje, sulmuesi shënoi 17 gola dhe asistoi 18 para.

Në 2018 kaloi Vissel Kobe, klub i cili mburret me talentet e Thomas Vermaelen dhe Andrés Iniesta në radhët e tyre, ku shënoi 41 gola në 94 ndeshje.