Mesfushori Cesare Casadei iu bashkua Reading në huazim nga Chelsea të hënën pasdite.

Ai do të jetë me ‘Royals’ për pjesën e mbetur të sezonit 2022-2023.

Italiani që mbushi 20 vjeç më 10 janar ishte blerë nga Blutë nga Interi në verë për një shumë afër 20 milionë euro.

 Reading luan në Championship, Serinë B angleze dhe drejtohet nga Paul Ince, ish-flamuri i Manchester United dhe mesfushori i Interit.

Burimet tona të mesfushës janë lodhur gjatë gjithë sezonit dhe Casadei do të na sjellë një tjetër opsion në mes të parkut. Ai është rehat me topin, i fuqishëm në zotërim dhe duket si një lojtar inteligjent me vizionin për të lexuar mirë lojën. Mezi pres të punoj me Cezaren në fushën stërvitore këtë javë.” , – deklaroi trajneri Paul Ince.

Jam gati të jap 100% në fushë!”, – ishin fjalët e lara të Cezares.