Chelsea ka zyrtarizuar transferimin më të rëndësishëm të verës, talentin gjerman Kai Havertz (1999) nga Bayer Leverkusen.

Mesfushori sulmues i është bashkuar Chelseas për 70 milionë euro, plus 30 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Havertz ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me The Blues, derisa është prezantuar nga trajneri Frank Lampard.


Unë jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Për mua është një ëndërr që të luaj në një klub të madh si Chelsea dhe mezi pres të takoj të gjithë lojtarët dhe trajnerët”, ka deklaruar Havertz.

Gjermani është transferimi i gjashtë i Chelseat, pasi londinezët deri më tani kanë nënshkruar edhe me Timo Werner, Malang Sarr, Hakim Ziyech, Thiago Silva dhe Ben Chilwell.