Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Cesare Casadei (2003) nga Interi.

Blutë e Londrës vazhdojnë përforcimin e skuadrës në këtë afat kalimtar, pasi duan të jenë konkurrues për titullin e Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Pas transferimit të Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe Carney Chukwuemeka, Chelsea ka konfirmuar edhe një nënshkrim të ri.

Klubi londinez ka konfirmuar me anë të rrjeteve sociale se ka transferuar talentin italian, Cesare Casadei.

Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e Cesare Casadeit nga Interi pasi italiani ra dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me Blutë”, – thuhet në njoftim.

Mesfushori adoleshent konsiderohet si njëri nga talentet më të ndritur në Itali, pasi shkëlqeu në nivelin e të rinjve për klubin dhe vendin, duke qenë pjesë e skuadrës italiane që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-19 në verë.

Casadei njihet si një mesfushor i kompletuar, duke kombinuar fizikun dhe forcën me kohën e shkëlqyer në ndërhyrje dhe teknikën e shkëlqyer, si dhe lëvizjen inteligjente kur arrin në zonën e penalltisë për të shënuar gola.

Transferimi i 19-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar Chelseas rreth 15 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse, me shifrën totale që mund të arrij deri në 20 milionë euro.