Chelsea nuk po ndalet me transferimet në këtë sezon, duke u bërë klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani.
Blutë kanë zyrtarizuar edhe sulmuesin anësor Noni Madueke (2002) nga PSV Eindhoven.
Ky transferim i ka kushtuar Bluve rreth 30 milionë stërlina (35 milionë euro) dhe ka nënshkruar një kontratë për shtatë vite e gjysmë deri në 30 qershor 2030.
Anglezi është lojtar i akademisë i Crystal Palace, ndërsa ka luajtur edhe për të rinjtë e Tottenhami.
“Jam i lumtur me kalimin te një nga klubet më të mira në botë. Rikthimi në Angli dhe paraqitja në Ligën Premier është një ëndërr për mua dhe familjen time”, – ka thënë Madueke.