Klubi anglez Chelsea ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor Mykhailo Mudryk (2001) nga Shakhtar Donetsk.

Blutë e Londrës befasuan gjatë të shtunës mbrëma duke fituar garën ndaj Arsenalit për një marrëveshje me Shakhtarin për yllin ukrainas, Mudryk.

Transferimi i Mudryk i ka kushtuar Bluve 70 milionë euro tarifë fikse plus bonuse deri në 30 milionë euro që mund ta cojë në 100 milionë euro tarifën totale.

Ai do të mbajë fanellën me numrin 15 për Blutë e Londrës.

Pas testeve mjekësore të kaluara me sukses, Chelsea e ka konfirmuar tashmë transferimin e lojtarit në Stamford Bridge.

Mykhailo Mudryk ka finalizuar lëvizjen e tij nga Shakhtar Donetsk pasi ra dakord për kushtet personale me Blutë. Përfaqësuesi ukrainas, i cili mbushi 22 vjeç në fillim të këtij muaji, ka vendosur një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me Blutë për të vulosur kalimin e tij në Stamford Bridge”, – thuhet në njoftimin e Bluve.