Chelsea tani ka një lojtar të ri! Ardhja e Saul Niguez (1994)  tani është kompletuar nga Blutë.

Ai kaloi disa testet mjekësore në Londër para se të kthehej në shtëpi. Londinezët do të paguajnë 5 milionë euro për huazimin njëvjecar nga Atletico Madrid me një mundësi blerjeje prej 35 milionë eurosh pas një viti.

Diego Simeone nuk do t’i garantonte atij një vend fillestar në njëmbëdhjetëshen, prandaj i linduri në Elche, i cili është stërvitur në Atlético, kërkoi një ndryshim të ambientit .

Me Atlético de Madrid mesfushori spanjoll ka luajtur 447 ndeshja dhe ka shënuar 53 gola.

Gjithashtu ai është edhe pjesëtar i rregull i përfaqësueses së Spanjës me 19 ndeshje ku ka shënuar 3 gola.