Chelsea ka prezantuar transferimin më të ri i cili është Lesley Ugochukwu (2004).

Mesfushori i talentuar francez ka dalë nga akademia e Stade Rennes dhe shkëlqeu në dy vitet e fundit në Ligue 1 dhe sot kompletoi transferimin te Chelsea me klubin londinez që pagoi 27 milionë euro për transferimin e tij.

Ugochukwu ka nënshkruar kontratë afatgjate me Chelsean për shtatë vite  deri më 30 qershor 2030 me një vit tjetër opsion për të vazhduar.

Dy drejtorët e Chelseat, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley janë shprehur të lumtur me transferimin e talentit francez në Stamford Bridges.

Jemi të kënaqur që Lesley po i bashkohet Chelseat. Ai është një lojtar i ri mbresëlënës i cili tashmë ka lënë gjurmë në Ligue 1.
Ai ka një sasi të madhe potenciale dhe ne e dimë se do të vazhdojë të zhvillohet dhe përmirësohet. Jemi të kënaqur që ai na është bashkuar në SHBA dhe se do të jetë në gjendje të integrohet shpejt me skuadrën”, – thuhet në reagimin e drejtorëve të Chelseas.