Juventusi zyrtarisht e ka transferuar Federico Chiesan (1997) nga Fiorentina.

Viola njoftoi se sulmuesi anësor italian ka kaluar te Zonja e Vjetër në formë huazimi dyvjeçar me detyrim për ta blerë në fund të marrëveshjes.

Juventusi do të paguajë 50 milionë euro në total te Fiorentina ku 2 milionë euro direkt, 8 millionë euro pas 1 viti dhe 40 milionë euro pas 2 vitesh.