Tashmë është zyrtare, Claudio Ranieri (1951) është rikthyer në pankinën e Cagliarit, duke zëvendësuar të shkarkuarin Fabio Liverani. Në fakt në mëngjes u arrit një marrëveshje për programin dhe kontratën, e cila do të jetë për një vit e gjysmë, ndërsa mbërriti edhe njoftimi për shtyp sonte:

Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Claudio Ranierin, i cili do të marrë drejtimin teknik të ekipit të parë nga 1 janari 2023. Trajneri ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin Rossoblù deri në 30 qershor 2025”.