Sulmuesi 23-vjeçar, Cody Gapko, do të bëhet zyrtarisht lojtar i Liveproolit në fillim të afatit kalimtar të janarit, pasi klubet kanë rënë dakord për kushtet, ndërsa lojtari ka kryer me sukses testet mjekësore.

Klubi angkez do t’i paguajë PSV-së tarifën fikse prej 42 milionë euro plus bonuse deri në 15 milionë euro të tjera që mund ta cojnë deri në 57 milionë euro koston totale të transferimit.

Gakpo vjen pas një shfaqje mbresëlënëse në Kupën e Botës me Holandën, duke shënuar tre gola në pesë paraqitje dhe duke luajtur së bashku me Virgil van Dijk për të ndihmuar vendin e tyre deri në fazën çerekfinale.

Para pushimit të Eredivisie për turneun e Katarit, ai ishte golashënuesi dhe asistuesi kryesor i ligës me 9 gola dhe 12 asistime.

Lojtari ka folur për herë të parë pas transferimit te Liverpool.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj për këtë klub të mrekullueshëm. Mendoj se ky është një klub i mrekullueshëm për mua që të hyj dhe të përpiqem të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të përpiqem të ndihmoj skuadrën të arrijë momente më të bukura që kanë bërë në vitet e kaluara. Unë mendoj se për mua personalisht është gjithashtu mirë të zhvillohem këtu dhe ka shumë lojtarë të mëdhenj nga të cilët mund të mësoj shumë gjëra”, – deklaroi Gakpo.