Qendërmbrojtësi Marc Guéhi (2000) ka përfunduar një lëvizje 18 milion stërlinash (21 milionë eurosh) nga Chelsea te Crystal Palace, duke nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me ‘Shqiponjat’.

21-vjeçari bëri përshtypje në dy sezonet e huazimit në Swansea me të cilën luajti 52 ndeshje.

Unë jam shumë i ngazëllyer, është një mundësi e shkëlqyer për mua të vij në një klub kaq të madh në Premier League. Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer për të vazhduar. Klubi po merr një drejtim vërtet emocionues me ttajnerin e ri që ka hyrë. Shumë lojtarë të rinj të mirë janë këtu dhe padyshim që një klub i tillë i qëndrueshëm me lojtarë më të mirë më joshi dhe më bëri të dëshiroj të vij.”, tha Guehi.

Guehi lindi në Bregun e Fildishtë dhe u rrit në Londër, duke iu bashkuar Chelseas në moshën tetë vjeç.

Ai bëri vetëm dy paraqitje për klubin, të dy në Kupën e Ligës në 2019 dhe ka përfaqësuar Anglinë në çdo nivel të grupmoshës nga nën-16 vjeç e lart, duke përfshirë 11 ndeshje për nën-21.