Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me ish-sulmuesin e Milanit, Patrick Cutrone (1998) nga Wolverhampton Wanderers si huazim për 1 vit e gjysmë.

Sulmuesi 22-vjeçari, i cili ka 1 ndeshje me kombëtaren e Italisë, shënoi 27 gola në 90 ndeshje për Milanin.

Cutrone u bashkua me Wolves nga Milani verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 18 milionë euro plus bonuse, por nuk arriti të ambientohej, duke shënuar vetëm 3 gola në 24 ndeshje.

Kështu, këtë dimër ai ka vendosur të kthehet në Itali te skuadra e Fiorentinas ku klubi Viola do të paguajë 2 milion euro për huazimin e sulmuesit, me të drejtën e blerjes për 16 milionë euro në Qershor 2021.

“Patrick Cutrone është lojtar i ri i Fiorentinas”, shkruan në njoftimin e klubit Viola.