Interi e ka zyrtarizuar transferimin e Matteo Darmian (1989) nga Parma në formë huazimi.
Lajmin e ka konfirmuar Lega Serie A që ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të djathtë e ka kompletuar kalimin te Nerazzurrët.
Në bazë të njoftimit, zikaltrit tashmë e kanë regjistruar kontratën dhe Serie A bën të ditur se është fjala për marrëveshje huazimi.
Darmian u kthye në futbollin italian pas 4viteve të kaluara në Ligën Premier te Manchester Unitedi.
Te Interi, ai do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te përfaqësuesja e Italisë, Antonio Conte.