Daniele de Rossi (1983) ka konfirmuar zyrtarisht se po pensionohet nga futbolli.
36-vjeçari që në të kaluarën ishte pjesë e Romës dhe më pas kaloi te Boca Juniors, është pensionuar nga futbolli aktiv.
“Nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim, por që mendoj se duhet të kthehem te familja, Më mungon vajza ime. Kam marr vendim dhe është përfundimtar. Të gjithë tentuan të më bindin që të vazhdoja të luaja, por vendimin tashmë e kam marrë dhe dua të largohem. Ishte një eksperiencë e mirë edhe këtu te Boca, por gjithçka ka një fund dhe jam i lumtur për karrierën time”, ka deklaruar romani.
De Rossi në të gjithë karrierë e tij e kaloi te Roma, ndërsa vetëm gjysmë sezoni luajti për skuadrën argjentinase.