Shiriti i kapitenit dhe emri i ngulitur në historinë e klubit. Domenico Berardi rinovon deri në 30 qershor 2027 me Sassuolon, duke u bërë një flamur i vërtetë i zijeshilëve. Sipas mediave italiane paga e tij do të jetë rreth 3 milionë euro në sezon, më e larta e klubit.
Për të zyrtarizuar zgjatjen e kontratës është një shënim në uebsajtin e klubit:
“Sassuolo Calcio Sports Union njofton rinovimin kontraktual të paraqitjeve sportive të lojtarit të mëposhtëm zikaltër: Domenico Berardi (datëlindja 1994, sulmues) deri më 30 qershor 2027″.