Klubi gjerman, RB Leipzig ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Domenico Tedescos (1985) si trajner të ri të skuadrës.

Vetëm disa ditë pas ndarjes në mënyrë të ndërsjellë me trajnerin Jesse Marsch, RB Leipzig ka gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin 36-vjeçar gjermano-italian, Domenico Tedesco, i cili është konfirmuar si trajneri i ri.

Është vet klubi gjerman që me anë të faqeve të tyre zyrtare ka njoftuar emërimin e Tedescos gjatë ditës së sotme.

Mirë se vini në RB Leipzig, Domenico Tedesco! 36-vjeçari merr drejtimin nga Jesse Marsch si trajner kryesor me një marrëveshje deri në qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Domenico ka lindur në Rosano të Italisë dhe në moshën 2-vjeçare është transferuar në Gjermaninë e Jugut. Tedesco në fillim të karrierës ka drejtuar klubet e moshave të Stuttgart dhe Hoffenheim, ndërsa ekipet e para që ka udhëhequr janë: Erzgebirge Aue, Schalke 04 dhe Spartak Moscow.