Bayern Munichu e ka zyrtarizuar transferimin e anësorit Douglas Costas (1990) nga Juventusi në formë huazimi.

Klubi gjerman arriti që të kthente anësori brazilian në skuadër, pasi në të kaluarën ishte pjesë e tyre, duke kaluar te Zonja e Vjetër.

Costa kishte luajtur për kampionin gjerman që nga viti 2015 deri në vitin 2017, për të kaluar më pas te skuadra italiane.

Bayerni nuk ka dashur të marrë shërbimet përhershme të lojtarit, por vetëm si një huazim për një sezon.