Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se braziliani Douglas Costa (1990) do të kalojë te Gremio si huazim njëvjeçar.

Sulmuesi anësor i “Zonjës së Vjetër” ka kaluar sezonin 2020-2021 në huazim me ekipin e Bundesligës, Bayern Munchen, që përfundoi marrëveshjen me ta sot.

Ish-përfaqësuesi i Brazilit tani do të kthehet  për të luajtur te Gremio ku ka luajtur gjatë viteve 2008-2010.

Douglas Costa do të transferohet në Gremio, është zyrtare. Anësori brazilian, që arriti në Juventus në 2017 dhe kaloi këtë vit në huazim me Bayern Munich, do të veshë fanellën e Porto Alegre deri më 30 qershor 2022”, ka shkruar Juventus në faqen zyrtare.

Kontrata e tij me Bianconerët skadon verën e ardhshme dhe braziliani do të jetë në gjendje të kalojë ku të dojë falas.