Trajneri Eddie Howe (1977) i bashkohet Newcastle United, duke nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në Saint James Park deri në 30 Qershor 2024.
Sipas mediave britanike ai do të fitojë 3 milionë stërlina (3.5 milionë euro) në sezon.
Anglezi i cili ishte i lirë që nga Maj 2020 kur la Bournemouthin, pranoi se kishte shumë palë të interesuara që i ofronin atij një rikthim në stërvitje, por puna te Newcastle e tundoi atë më së shumti.
Dhe me klubin e tij të ri që po lufton në fundin e tabelës së Premierligës, Howe thotë se po shijon mundësinë për t’u nisur drejtpërsëdrejti për të punuar në fushën stërvitore gjatë pushimeve ndërkombëtare, ndërsa ai përpiqet të rrisë shpresat e mbijetesës së Magpies.
“Unë do t’i jap gjithçka për punën time. Do të angazhohem 100 % çdo ditë, për të tentuar për t’i prurë sukses Newcastles dhe çdokujt të lidhur me klubin.
Ndjehesh fantastik të jesh trajner i Newcastle. Jam absolutisht i nderuar dhe i privilegjuar.
Është një moment i jashtëzakonshëm në jetën time. Besoj se ne kemi aftësinë brenda skuadrës me lojtarët për të arritur këtë synim, por do të duhet shumë punë e vështirë. Do të duhen shumë sakrifica dhe vuajtje për sa i përket lojtarëve që të japin gjithçka që kanë për të provuar dhe për t’u përkushtuar ndaj objektivit. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe bordi këtu për besimin tek unë në këtë punë të rëndësishme.
U ndjeva mirë me gjithçka që ndodhi. Tërheqja e klubit është e madhe. Madhësia e klubit, historia e klubit, padyshim planet e reja ambicioze, pronarët e rinj kur i takova, njohja e disa lojtarëve, skuadra. Thjesht mendova se ishte një përshtatje e përkryer për mua.
Kam pasur shumë opsione të tjera, por doja të merrja kohën time dhe ta shfrytëzoja me të vërtetë kohën time larg lojës. Ndihem i rifreskuar dhe energjik dhe gati për të filluar punën.
Ka të bëjë me afatin e shkurtër dhe pozicionin e ekipit. Ne duhet të përpiqemi ta trajtojmë këtë shumë shpejt dhe të ngjitemi në renditjen e Premierligës, dhe qëllimi është të qëndrojmë në Premierligë, është të shmangim rënien nga kategoria. Kjo është ajo për të cilën do të punoj dhe ky është me të vërtetë fokusi im kryesor për momentin. Çdo gjë tjetër mund të presë për një ditë tjetër.
Unë jam absolutisht i sigurt se ne mundemi, por nuk bëj asnjë premtim për këtë. Gjithçka që mund të bëj është ta udhëheq klubin në maksimumin e aftësive të mia.“ , – ka deklaruar Howe në prezantimin e tij.